Luks i shfrenuar në Cortina, edhe qentë hanë me pjatë floriri

Menu e pazakontë gourmet në prag të Olimpiadës Dimërore, çmimet shkojnë deri në 120 euro.

29.01.2026. 11:34

Luks i shfrenuar në Cortina, edhe qentë hanë me pjatë floriri

Në Cortina d’Ampezzo po bëhet gjithçka gati për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, që do të nisin të premten më 6 shkurt. Bashkë me sportin, edhe luksi është gati të mirëpresë vizitorët nga e gjithë bota. Mes hoteleve dhe restoranteve ekskluzive, një aktivitet gastronomik ka tërhequr vëmendje për një ofertë të pazakontë: menu gourmet për qen, me çmime që shkojnë deri në 120 euro.

Sipas sipërmarrësit Andrea Orecchioni, ideja lindi nga kërkesat e klientëve të rregullt. “Na e sugjeruan vetë klientët tanë besnikë”, shpjegon ai. Pasi ulen në tavolinë, qentë marrin tasa të personalizuar, ndërsa pronarët zgjedhin për ta ushqimin e freskët, të përgatitur në moment nga shefi i kuzhinës.

Menuja përfshin hamburger me mish viçi, peshk, madje edhe cous-cous të dekoruar me fletë ari. Siç shpjegon pronari, çmimet variojnë nga 80 deri në 120 euro. Normalisht kjo menu nuk është për të gjithë, por vetëm për ata që nuk kursehen aspak kur bëhet fjalë për kafshët e tyre shtëpiake.

Fenomeni i llastimit të qenve nëpërmjet luksit kulinar po përhapet gjithnjë e më tepër, duke ngjallur edhe kritika nga ata që mendojnë se kafshët po shihen si “zëvendësues” të fëmijëve. Mes zërave kundër ishte edhe trajnuesi i qenve, Marco Picariello. Ai theksoi se luksi nuk është prioritet për kafshët: “Qentë nuk kanë interes të shijojnë ushqim gourmet. Ajo që u nevojitet është ushqim cilësor. Për ta nuk ka asnjë ndryshim, nëse bëhet fjalë për një fetë bukë, apo për një fletë ari”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)