Në Spanjë, 17 të moshuara të moshës mbi 100 vjeçe u mblodhën për të zhvilluar një videothirrje të përbashkët. Në bisedën e përbashkët online ato ndanë kujtime nga rinia, vallëzimet, dashuria dhe jeta në vendlindjet e tyre.
Mosha e përgjithshme e pjesëmarrëseve arriti në 1,757 vjet. Më e “reja” ishte Maria Paquita, 100 vjeçe nga Katalunja, ndërsa më e “moshuara” ishte motër Rosario, 111 vjeçe nga Kantabria. Kjo e fundit klasifikohet edhe si gruaja e tretë më e moshuar në Spanjë.
Me buzëqeshje dhe emocion, ato rrëfyen histori nga e kaluara: vallëzimet e para, takimet me dashuritë e jetës, dasmat, lindjen e fëmijëve dhe lidhjen e fortë me qytetet e tyre të origjinës.
Takimi virtual u kthye në një moment të veçantë reflektimi dhe gëzimi, duke dëshmuar se kujtimet, energjia dhe dashuria për jetën mbeten të gjalla, pavarësisht kalimit të kohës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)