"Nuk pendohem", Thaçi: U ktheva në Kosovë të luftoja për liri, jo pushtet! Rivali im ishte vetëm Serbia
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli i tij po përballeshin me shfarosje nga regjimi serb, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç. Ai i cilësoi akuzat e ZPS-së një fyerje për dëshmorët dhe viktimat e luftës.
Me një urim të përzemërt për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e nisi fjalën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë, ish-Presidenti Hashim Thaçi.
Ai më pas iu drejtua gjyqtarëve në sallë duke thënë se akuzat për krime kundër njerëzimit, për të cilat prokuroria kërkon 45 vite burg, janë të pavërteta. Thaçi nënvizoi se u kthye në 1998 nga Zvicra në Kosovvë për të luftuar kundër regjimit okupator serb dhe për të ndalur planet e Sllobodan Millosheviç për kryerjen e një gjenocidi të ri.
“Për gati 3 vite në këtë sallë gjyqi i keni dëgjuar akuzat dhe argumentet e Prokurorisë. Ju keni parë fakte, ju keni dëgjuar të vërteten. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Por e kam thënë dhe jua them sërish, me bindje të plotë, unë bashkëndjej dhe ua shpreh keqardhjen të gjitha viktimave që kanë pësuar në Kosovës pa marrë parasysh përfaqësinë e tyre etnike. Të nderuar gjyqtarë në kohë e masakrave në Qerezë, në Likoshan, Prekaz në vitin 1998 unë isha student në Universitetin e Zyrihut. Unë nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë. Unë po bëja plane si ti përgatisja provimet. I vetmi njeri që po bënte plane, plane morbide, ishte Sllobodan Millosheviçi. Plane për një gjenocid tjetër., për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë u detyrova ta lëshoj Kosovë, sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë me akuzën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese. Prandaj duke parë masakrat ndaj popullit tim, unë si dhe shumë të tjerë nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë në vitin 1998. Ky ishte vendim krejtësisht personal i imi, i askujt tjetër, sepse nuk mund të qëndroja anash, teksa familja dhe populli im përballej me shfarosje”, u shpreh Thaçi.
Në Hagë sot bëhet deklarata përmbyllëse e katër ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në seancën përmbyllëse. Secili prej tyre do të ketë nga 20 minuta kohë për të folur.
Si për të theksuar rëndësinë e aktit të tij, Thaçi u kujtoi gjyqtarëve se të njëjtën gjë do të kishin bërë ata në rast se populli i tyre përballej me zhdukjen. Ish-Presidenti i Kosovës po ashtu nënvizoi se nuk pendohet që ka luftuar në radhët e UÇK-së.
“Bëra atë që do të bënte secili prej jush, nëse vendi juaj, populli juaj do të përjetonte atë që përjetoi populli ynë. Për këtë jam shumë krenar, dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe ushtrimi i kontrollit të Kosovës. Kjo jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, por është edhe thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme, të varrë në Kosovë. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s dhe Aleancës Perëndimore, me të cilët bashkëpunova ngushtë”, deklaroi.
Më tej Thaçi tha se i vetmi kundërshtari i tij, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike “ishte Sllobodan Millosheviçi”.
Ai argumentoi se në kohën e luftës nuk e kishte menduar kurrë që në të ardhmen do të drejtonte Kosovën dhe s’kishte ambicie për pushtet, në një kohë kur vendi ishte nën regjimin serb.
“Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë. Veçanërisht sepse gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të isha gjallë, prej orës në orë. Unë nuk isha i sigur nëse do ta shihja familjen time, gruan time dhe djalin e sapolindur. Lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovën e pushtuar krejtësisht për rreth 19 vite. Fakti që disa prej nesh sot këtu jemi gjallë, është rastësi dhe fat. Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri dhe paqe”, theksoi Thaçi.
Thaçi po ashtu deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë qenë viktima të Sllobodan Millosheviçit, ndërsa i vetmi pushtet që ai e ka pasur ka qenë zëri i tij.
“Kjo prokurori më thuri shumë lavde, më dha grada, pro e vërteta është tjetër. Nuk isha unë që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë. Por iu bashkova asaj në Kosovë. Nuk isha unë që u masivizua UÇK-ja, por Millosheviçi, e ka thënë dhe Madeleine Albright. Citoj këtu një deklaratë të sajën; “UÇK nuk ishte shteti, por një organizim popullor që po mbrohej nga agresorët”. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike. Përëndimi na ndihmoi pasi e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në botë. Ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, ekzistencës tonë. Synimi ynë ishte paqja dhe jo lufta. Kur bota vendosi që të mblidhej në Rambuje, ne iu përgjigjëm ftesës së tyre. Gjatë procesit në Rambuje dhe Paris punuam si delegacion i Kosovës. Pranuam marrëveshjen e paqes, edhe pse s’i plotësonte kërkesat legjitime, por Kosova zgjodhi paqen dhe Serbia luftën dhe gjenocidin. I vetmi pushtet që kisha, ishte pushteti i zërit tim. E përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri etnike, tolerante. Iu bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë me ne. Edhe ata dhe ne, ishim viktima të Millosheviçit. Kur në Kosovë po përhapeshin varre masive, mijëra qytetarë ishin marrë peng në serbi, ajo që po bëja mund të kishte pasoja fizike dhe elektorale. Por Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal. Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, kosovarët s’po luftonin por po festonin”, pohoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjenden trupat e pajetë të 8 skiatorëve që u goditën nga një ortek një ditë më parë në Sierra Avalanche, teksa kërkimet vijojnë dhe për një person të nëntë.
Një studim i Nature sugjeron se algoritmi i X, përmes skedës “Për ty”, mund të ndikojë në qëndrimet politike të përdoruesve në SHBA, duke i orientuar disa prej tyre drejt pikëpamjeve më konservatore.
Drejtoria arsimore në Prishtinë ka vendosur të ndryshojë orarin mësimor me rastin e muajit të Ramazanit, për t’i ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve që agjërojnë.
Administrata e Donald Trump po shtyn NATO të zvogëlojë misionet paqeruajtëse në disa vende, përfshirë dhe KFOR në Kosovë, duke ngritur shqetësime për pasojat që një tërheqje e mundshme mund të ketë në stabilitetin e rajonit.
Selimi theksoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi dhe se, sipas tij, rezistenca e UÇK-së sipas tij ishte e pashmangshme përballë represionit të Serbisë asokohe.
Në seancë përmbyllëse në Hagë folën të gjithë ish liderët e UCK-së. Në fjalën e tij Jakup Krasniqi deklaroi se nuk është kriminel, siç e përshkruan aktakuza e prokurorisë speciale.
Në Hagë sot bëhet deklarata përmbyllëse e katër ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në seancën përmbyllëse. Secili prej tyre do të ketë nga 20 minuta kohë për të folur.
Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor të Prishtinës, teksa ka nisur protesta paqësore e organizuar në nder të UÇK-së dhe kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Komente (0)