Grabitën bizhu me vlerë 500 mijë euro, kapen “Panterat Rozë”

Dy shtetas serbe janë arrestuar në Bullgari dhe Kroaci pasi dyshohet se ishin pjesë e grupit të grabitësve “Panterat Rozë”. Ata akuzohen për një vjedhje që ndodhi në Kalkidhiki të Greqisë.

06.01.2026. 13:45

Grabitën bizhu me vlerë 500 mijë euro, kapen “Panterat Rozë”

Dy shtetas serbë, të moshës 46 dhe 48 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin se kanë marrë pjesë në një grabitje të organizuar të një dyqani bizhuterish në Sani të Halkidikit, ku u vodhën sende me vlerë mbi gjysmë milioni euro. Lajmi u konfirmua nga policia greke dhe u raportua nga media greke “Prototema”.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit janë anëtarë të grupit kriminal ndërkombëtar të njohur si “Panterat Rozë”, i specializuar në grabitje bizhuterish luksoze. Ata dyshohet se kanë hyrë në Greqi në kohë të ndryshme, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe automjete me targa të vjedhura për të shmangur zbulimin nga policia.

Para grabitjes, grupi kishte kryer vëzhgime të detajuara të zonës dhe kishte përgatitur një plan të mirëorganizuar. Gjatë ngjarjes, 48-vjeçari dhe një bashkëpunëtor i panjohur neutralizuan dy punonjës nën kërcënimin e armës dhe morën ora luksoze dhe bizhuteri me vlerë rreth 579 mijë euro. Ndërkohë, 46-vjeçari dhe një bashkëpunëtore femër luanin rol dytësor, duke u shtirur si klientë dhe duke monitoruar situatën.

Pas një hetimi disa mujor, policia greke identifikoi dy të dyshuarit dhe lëshoi urdhër-arreste evropiane. Ata u arrestuan në Bullgari dhe Kroaci, ndërsa pritet vendimi për ekstradimin e tyre në Greqi. Grabitja kishte ndodhur më 2 shtator 2025.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)