Punësimi i të rinjve në administratë, Rama: Gati projekti i radhës

Qeveria ka përmbyllur praktikën e 10-të të programit kombëtar të Rinisë, dhe i pranishëm në ceremoni ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se është gati një tjetër projekt për mbështetjen e të rinjve, teksa tha se nëpërmjet këtij programi janë punësuar 1600 të rinj në administratë.

04.02.2026. 12:20

"Duke marrë një jehonë pozitive nga ata që merren me organizimin, dhe duke pasur një përshtypje pozitive nga ministrat dhe drejtuesve të institucioneve për qasjen, seriozitetin, dëshirën tuaj për të mësuar, unë jam bërë realisht që besimtar i fortë i këtij programi. Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona. Ajo që i bën këto numra të rëndësishëm është se janë 1600 burime njerëzore cilësore që kanë potencial për tu zhvilluar dhe që kanë kapacitetin për të qenë nesër drejtues të sektorëve, drejtorive. Tani kemi kapërcyer dhe një ngërç, atë të eksperiencës", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se ata që nuk fituan nuk duhet të ligshtohen pasi çdo program ka problemet e veta.

"Dua t’ju them atyre që nuk e kanë fituar këtë mundësi të mos ndihen të përjashtuar dhe të mos mendojnë që janë më pak të zotë. Thjesht në një moment të caktuar nuk kanë qenë dukshëm më të mirë se të tjerët që ja kanë dalë”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)