Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Savër, ku një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Viktima është identifikuar si Skënder Malia. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se humbja e jetës mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit, megjithatë shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Trupi i 55-vjeçarit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, duke përforcuar pistën e një vdekjeje natyrale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)