Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 16-vjeçari

Gjatë sherrit, një i mitur me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me thikë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

14.04.2026. 11:54

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një sherr i dhunshëm mes disa adoleshentëve është regjistruar mëngjesin e së martës në qytetin e Korçës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit juglindor, në afërsi të kinemasë, ku të rinjtë fillimisht janë përfshirë në debat verbal, që më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Sipas burimeve, gjatë konfliktit janë konfliktuar me grushte dhe më pas kanë përdorur sende të forta dhe një mjet prerës.

Një i mitur, me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me thikë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se adoleshenti ka marrë dëmtime në trup, ndërsa dyshohet se pas goditjeve është rrëzuar në kangjella, duke pësuar çarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por personat e përfshirë në konflikt janë larguar menjëherë pas përleshjeve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset përreth dhe duke marrë në pyetje dëshmitarë.

Ndërkohë, autoritetet po marrin edhe dëshminë e të miturit të plagosur, me qëllim sqarimin e motiveve dhe dinamikës së konfliktit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)