Edi Rama pjesë e Bordit të Paqes së prezantuar nga Trump: E paimagjinueshme, krenar për Shqipërinë

Kryeministri Rama ndau lajmin se është ftuar nga Presidenti Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në organizatën e re të krijuar prej tij dhe që quhet Bordi i Paqes.

17.01.2026. 18:21

Edi Rama pjesë e Bordit të Paqes së prezantuar nga Trump: E paimagjinueshme, krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se ka marrë një ftesë nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e krijuar prej tij.

Kreu i qeverisë shprehet i vlerësuar dhe krenar për Shqipërinë për rritjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë. Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë.

E padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me SHBA, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, shkruan Rama.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Bordi i Paqes në Gaza do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të dërguarin special të Presidentit Steve Ëitkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Në përbërje përfshihen edhe biznesmeni miliarder Mark Roëan, Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltari politik Robert Gabriel, ndërsa President do të jetë vetë lideri amerikan Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, detyra e Përfaqësuesit të Lartë për Gazën merret nga diplomati bullgar Nikolay Mladenov, i cili pritet të luajë një rol kyç në fazën e dytë të planit amerikan për t'i dhënë fund luftës.

Komanda e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit të enklavës palestineze merret nga Gjenerali Major Jasper Jeffers.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)