Nga spekulimet për pagesën e pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, të krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e deri te zërat se Shqipëria mund të shërbejë si strehë e palestinezëve. Kryeministri Edi Rama vendosi pikat mbi i, duke sqaruar gjithçka rreth iniciativës së re të administratës së Shteteve të Bashkuara.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, kreu i qeverisë reagoi rreth ftesës së ardhur, duke përgënjeshtruar disa nga informacionet e përhapura së fundmi. Ai i ka cilësuar “gënjeshtra” qëndrimet se Shqipëria duhet të paguajë 1 miliard euro për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, apo se do të strehojë palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës.
POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
GËNJESHTËR
Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO
GËNJESHTËR
Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)