Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 1,500 kuota të reja për programin e kredive të buta, në mbështetje të familjeve që synojnë të blejnë një banesë në kryeqytet. Vendimi vjen në përgjigje të rritjes së kërkesave për përfshirje në programin social të subvencionimit të interesave të kredisë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi se pas interesit në rritje të qytetarëve, është parashikuar financimi i kuotave të reja nga buxheti.
“Bashkia Tiranë, duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të ‘Subvencionimit të Interesave të Kredisë’, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026–2028 mbulimin e 1,500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.
Programi synon të mbështesë familjet dhe individët që nuk kanë banesë në pronësi, ose zotërojnë një sipërfaqe nën normat e strehimit, nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit dhe nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.
“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit, nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit dhe nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Ristani.
Sipas saj, miratimi i këtij projektvendimi synon të rrisë aksesin në pronësi për familjet e reja dhe të lehtësojë barrën financiare të interesit bankar.
“Ky projektvendim rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit bankar, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.
Si aplikohet për kredinë e butë?
Procesi i aplikimit zhvillohet në dy faza:
Autoritetet bëjnë me dije se në çdo fazë të procesit parashikohet e drejta e ankimimit, duke garantuar një proces të rregullt dhe transparent administrativ.
Programi i kredive të buta konsiderohet një nga instrumentet kryesore të politikave sociale të Bashkisë së Tiranës për të mbështetur familjet e reja dhe shtresat në nevojë në sigurimin e një banese. Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit.
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 4 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
17:41 10 h më parë26.02.2026.
AutoriMinistri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
17:17 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.
16:51 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një shtetas gjerman është gjetur pa jetë në Fier, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët.
16:11 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)