Përkrah Rabiot dhe Barella, një shqiptar në “Formacionin më të Mirë” të javës në Serie A

Me 91% të pasimeve të sakta në 79 prekje të topit, dy goditje drejt portës, 15 dueleve dhe dy driblimeve të sakta, ai i la pas të gjithë lojtarët e tjerë në duelin Lecce-Fiorentina.

21.04.2026. 15:12

Përkrah Rabiot dhe Barella, një shqiptar në “Formacionin më të Mirë” të javës në Serie A

Edhe nëse nuk shënon gol, apo edhe në rastet kur skuadra nuk fiton, mund të jesh “Lojtari i Ndeshjes”. Ky është rasti i Ylber Ramadanit, me mesfushorin shqiptar që shkëlqeu në barazimin 1-1 që Lecce regjistroi në shtëpi kundër Fiorentinës.

Me paraqitjen e bërë, ylli i Kombëtares u përfshi edhe në “Formacionin më të Mirë” të javës së 33-të në Serie A italiane. Vlerësimi është dhënë nga faqja e specializuar, “Sofascore”. Aty Ramadani u vlerësua me notën 8.

Foto nga web

Në rreshtimin 3-5-2, mesfushori shqiptar pozicionohej përkrah Faggioli-t të Fiorentinës, teksa pjesë e skuadrës janë edhe emra të mëdhenj si Barella e De Vij të Interit, Rabiot i Milanit, Kelly i Juventus apo talenti Nico Paz i Como-s.

Në anën tjetër, Ramadani u vlerësua me notën 8.5 sipas “Flashscore” dhe ishte më i miri në fushën e lojës. Me 91% të pasimeve të sakta në 79 prekje të topit, dy goditje drejt portës, 15 dueleve dhe dy driblimeve të sakta, ai i la pas të gjithë lojtarët e tjerë në duelin Lecce-Fiorentina.

Foto nga web

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)