Kolegu i punës vret tre persona në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë

Autoritetet kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i dyshuar si autor i krimit. Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të ketë vrarë tre kolegë pune gjatë natës, brenda një apartamenti me qira, ku të gjithë punonin në një kantier ndërtimi.

21.04.2026. 16:15

Kolegu i punës vret tre persona në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën pasditen e sotme, teksa tre persona janë gjetur të pajetë në një apartament në zonën e njohur si Aeroporti i Vjetër.

Sipas mediave vendase, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja, Denis Hoti (28 vje) dhe Nezrin Hoti (27 vjeç).

Sipas policisë, nuk ka prova që ngjarja të ketë lidhje me konflikte mes grupeve kriminale. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i dyshuar si autor i krimit.

Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të ketë vrarë tre kolegë pune gjatë natës, brenda një apartamenti me qira, ku të gjithë punonin në një kantier ndërtimi.

Foto: Newsmax Balkans/Tijana Perović

Burime policore bëjnë me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes të dyshuarit dhe viktimave. Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë.

Pas ngjarjes, i dyshuari mendohet të jetë larguar drejt qytetit të Rrozhajes, ku sipas informacioneve paraprake, ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare. Ka qenë familja ajo që ka njoftuar policinë për incidentin, çka ka çuar më pas në zbulimin e krimit në Podgoricë.

Autoritetet malazeze kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)