Marina amerikane godet një tjetër anije me drogë, publikohen pamjet

Marina amerikane godet një tjetër anije me drogë në Paqësor. Komanda Jugore ka postuar në rrjetet sociale pamjet e aksionit.

Burimi: Reuters

23.12.2025. 08:59

Marina amerikane godet një tjetër anije me drogë, publikohen pamjet

Marina amerikane bën me dije se ka goditur një anije në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin Lindor, e cila dyshohet se po transportonte lëndë narkotike në drejtim të brigjeve të SHBA.

Sipas të dhënave nga Komanda Jugore, si pasojë e sulmit raportohet për të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.

Komanda Jugore ka postuar dhe një video 24 sekondëshe të sulmit, ku shfaqet anija e dyshuar teksa goditet e shpërthen në flakë.

Në javët e fundit, SHBA ka nisur një operacion të quajtur “Shtiza Jugore” në Paqësor, përmes të cilit synon të frenojë trafikun e drogës ka vendet e Amerikës Latine, sidomos Venezuela.

Deri në këto momente janë goditur disa mjete lundruese të dyshimta, teksa dhjetëra persona kanë humbur jetën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)