Të martën, Bill Clinton dhe Hillary Clinton refuzuan të dëshmojnë në hetimin e Kongresit ndaj financierit të ndjerë dhe të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein, të udhëhequr nga republikanët, duke thënë se ishte një procedurë e motivuar nga partia.
Në një letër drejtuar përfaqësuesit republikan James Comer, kryetar i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, ata shkruanin se “çdo njeri duhet të vendosë kur është mjaft”, duke shtuar se për ta “ai moment ka ardhur tani”.
Pasi u lexua letra e tyre, Comer kërcënoi se do t’i shpallte Clinton-ët fajtorë për shpërfillje të Kongresit nëse nuk paraqiteshin para komisionit, gjë që mund të çonte në akuza penale.
Në një letër të ndarë nga Hillary Clinton në mediat sociale, familja Clinton tha se u përpoqën të jepnin atë informacion të pakët që kishin për të ndihmuar hetimin dhe akuzuan Comer për shmangien e vëmendjes nga dështimet e administratës Trump.
“E bëmë këtë sepse krimet e Epstein ishin të tmerrshme. Nëse qeveria nuk ka bërë gjithçka që mundi për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime, për çfarëdo arsye, ky duhet të jetë fokusi i punës suaj... Nuk ka prova se po e bëni këtë. Nuk ka asnjë shpjegim të besueshëm për atë që po bëni përveç politikës partiake", shkroi ish-çifti presidencial, duke shtuar se e presin që Comer t'i urdhërojë komitetit t'i shpallë fajtorë për shpërfillje të gjykatës.
Ndërkohë, administrata e Presidentit Donald Trump, nën presionin e bazës politike republikane, urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të publikojë dosjet që lidhen me hetimet penale ndaj Epstein, i cili dikur ishte mik me Trump dhe familjen Clinton, të gjitha në përputhje me një ligj për transparencë të miratuar nga Kongresi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)