Katër persona kanë humbur jetën në Kaliforni pasi kanë konsumuar kërpudha vdekjeprurëse, ndërsa autoritetet shëndetësore po vijojnë të lëshojnë paralajmërime të forta për qytetarët që merren me mbledhjen e kërpudhave në natyrë. Që nga 18 nëntori janë raportuar mbi 35 raste helmimi, përfshirë katër viktima dhe tre persona që kanë pasur nevojë për transplant mëlçie.
Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin plotësisht mbledhjen e kërpudhave këtë vit, pasi kërpudhat helmuese ngatërrohen lehtësisht me varietete të sigurta për konsum. Kjo kërpudhë, e njohur shkencërisht si Amanita phalloides, është një nga më toksiket në botë dhe shkakton rreth 90% të vdekjeve globale nga helmimi me kërpudha.
Shumë nga të prekurit kanë zhvilluar dëmtime të rënda të mëlçisë brenda pak ditësh, ndërsa simptomat fillestare si të vjella, diarre dhe dhimbje barku mund të zhduken përkohësisht, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme. Viktimat variojnë në moshë nga 19 muaj deri në 67 vjeç.
Ekspertët thonë se temperaturat e ngrohta të vjeshtës dhe reshjet e hershme kanë krijuar një “super-lulëzim” të këtyre kërpudhave në Kaliforni. Autoritetet këshillojnë që kërpudhat të blihen vetëm në dyqane të certifikuara dhe që çdo dyshim për helmim të trajtohet menjëherë nga mjekët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)