Hillary Clinton sulmon Trump për rastin Epstein: Po fshihen dokumente

Ish-sekretarja Hillary Clinton ka lëshuar akuza ndaj administratës Trump për mënyrën sesi po e trajton çështjen Epstein, teksa shtoi se dokumentet e publikuara janë të përzgjedhura.

Burimi: BBC

17.02.2026. 07:53

Hillary Clinton sulmon Trump për rastin Epstein: Po fshihen dokumente

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton akuzoi administratën e presidentit Donald Trump lidhur me mënyrën e trajtimit dhe publikimit të dosjeve që kanë të bëjnë me financierin, Jeffrey Epstein.

Në një intervistë për BBC, Clinton deklaroi se autoritetet po vonojnë publikimin e plotë të materialeve.

“Nxirrini dosjet. Po e zvarrisin procesin”, u shpreh ajo, duke kërkuar transparencë të plotë.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se administrata Trump ka bërë “më shumë për viktimat sesa demokratët”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka publikuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga ligji për transparencën e dosjeve Epstein. Megjithatë, disa ligjvënës argumentojnë se publikimi nuk është i plotë dhe kanë kërkuar nxjerrjen edhe të memorandumeve të brendshme mbi vendimet për ndjekje penale.

Ndërkohë, presioni vijon edhe ndaj Andrew Mountbatten-Windsor për të dëshmuar para një komisioni të Kongresit mbi lidhjet e tij me Epstein. Andreë ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe në vitin 2022 arriti një marrëveshje jashtëgjyqësore me akuzuesen e tij, Virginia Giuffre, pa pranuar përgjegjësi.

Edhe Bill dhe Hillary Clinton pritet të dëshmojnë para komisionit, duke kërkuar që seanca të jetë publike. Të dy kanë mohuar çdo dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)