Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin San Francisco del Rincón në Guanajuato, ku një person 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në një park publik. Autoritetet në Meksikë raportojnë se tetë fëmijë u plagosën gjatë incidentit.
Tre prej tyre janë larguar tashmë nga spitali, ndërsa pesë të tjerë mbeten ende të shtruar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Guvernatorja e Guanajuato, Libia Dennise Garcia e ka cilësuar ngjarjen si një “incident absolutisht të papranueshëm” dhe ka theksuar se janë plagosur “vajza, djem dhe adoleshentë”.
Guanajuato njihet si një qendër industriale dhe destinacion turistik. Por gjithashtu, ai është shteti më i rrezikshëm i Meksikës për shkak të luftërave të bandave kriminale, ku dhuna e armatosur dhe krimi i organizuar janë mjaft të përhapura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)