Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte një nga figurat më të kërkuara të botës së krimit në Meksikë. Ai u vra gjatë një operacioni të forcave të sigurisë. Bëhej fjalë për liderin e Jalisco Neë Generation Cartel, i konsideruar si një nga kartelet më të fuqishme dhe më të dhunshme në vend.
Organizata e tij ishte bërë famëkeqe për sulme të hapura ndaj forcave të rendit dhe për kontrollin me dhunë të rajoneve të tëra. Pas lajmit për vrasjen e tij, në disa pjesë të Meksikës kanë shpërthyer trazira: raportohen bllokime autostradash, qytete në flakë dhe sulme ndaj infrastrukturës, duke përfshirë aeroporte.
Detajet e operacionit nuk janë bërë ende publike nga autoritetet, por ngjarja konsiderohet një goditje e madhe ndaj karteleve të drogës dhe një sukses i rëndësishëm për qeverinë meksikane. Zhvillimi mund të ketë edhe ndikim politik ndërkombëtar. Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar më herët me ndërhyrje kundër karteleve në territorin meksikan, duke rritur presionin mbi autoritetet e Meksikës për të ndërmarrë masa më të ashpra.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
16-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku mjekët konstatuan helmim të rëndë nga hidrokarburet, pasi ai kishte konsumuar vaj motori të përzier në pije.
Për të katërtën ditë radhazi, lëvizja në disa zona të vendit është bllokuar nga kolona automjetesh dhe traktorësh, të cilat kanë penguar rrugët kryesore.
Fillimisht kontaktet mes palëve janë zhvilluar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve, por më pas janë shndërruar në bisedime të drejtpërdrejta trepalëshe.
Misioni Artemis II i NASA-s dërgoi me sukses katër astronautë duke fluturuar rreth anës së largët të Hënës dhe i ka ulur ata shëndoshë e mirë në shtëpi. Fotot që astronautët kapën kanë kënaqur një brez të tërë të ri rreth mundësive të udhëtimit në hapësirë.

Komente (0)