Shtëpia e Bardhë kërcënon kartelet meksikane: Guxoni e prekni një amerikan

Administrata amerikane paralajmëron kartelet meksikane që të mos prekin asnjë shtetas amerikan pas vrasjes së narkotrafikantit “El Mencho”.

Burimi: FoxNews

24.02.2026. 20:35

Shtëpia e Bardhë kërcënon kartelet meksikane: Guxoni e prekni një amerikan

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi kartelet meksikane të drogës që të mos guxojnë të prekin qoftë edhe një amerikan të vetëm, teksa dhuna ka përfshirë disa zona të Meksikës pas vrasjes së liderit të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos , Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, deklaroi në Fox Neës se kartelet nuk duhet të prekin asnjë amerikan, përndryshe do të përballen me “pasoja të rënda”. Ajo theksoi se deri më tani nuk ka raportime për qytetarë amerikanë të vrarë, plagosur apo rrëmbyer.

Operacioni ku mbeti i vrarë Oseguera u zhvillua të dielën në Tapalpa, në shtetin Jalisco, nga autoritetet meksikane me mbështetje të inteligjencës amerikane. Sipas zyrtarëve, katër anëtarë të kartelit u vranë, tre u plagosën dhe dy u arrestuan.

Administrata e Donald Trump i ka shpallur kartelet meksikane organizata terroriste të huaja në shkurt 2025 dhe ka ndërmarrë masa të ashpra kundër trafikantëve të drogës.

Pas operacionit, dhuna shpërtheu në rreth 20 shtete meksikane. Autoritetet raportuan 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të vrarë dhe dhjetëra të dyshuar të CJNG-së të neutralizuar. Presidentja Claudia Sheinbaum njoftoi se shumica e bllokadave të ngritura nga karteli janë hequr.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)