Një 49-vjeçar në Britani akuzohet se ka droguar ish-gruan e tij dhe e ka detyruar të dhunohej nga burra të tjerë, për një periudhë që përllogaritet në më tepër se 13 vjet. Policia e “Wiltshire” konfirmoi se gjashtë burra po përballen me mbi 60 akuza për krime seksuale ndaj së njëjtës grua.
Pesë prej tyre, me moshë midis 31 dhe 61 vjeç, akuzohen për përdhunim. Ish-bashkëshorti i viktimës, Philip Young, 49 vjeç, nga Swindon dhe banues në Enfield, akuzohet për 56 akuza për krime seksuale.
Aty përfshihen përdhunime të drejtpërdrejta dhe dhënien e lëndëve narkotike, për të detyruar gruan e tij të kryente marrëdhënie me burra të tjerë. Autoritetet e kanë cilësuar rastin si një nga më të rëndët që është regjistruar në zonë vitet e fundit. Gjykimi po zhvillohet aktualisht në Britani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)