Britania, Gjermania dhe Franca, të gatshme të mbrojnë SHBA-në kundër Iranit

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thanë të dielën se janë të gatshme të punojnë me SHBA-në dhe aleatët për të ndaluar sulmet e Iranit.

02.03.2026. 07:02

Britania, Gjermania dhe Franca, të gatshme të mbrojnë SHBA-në kundër Iranit

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thanë të dielën se janë të gatshme të punojnë me SHBA-në dhe aleatët për të ndaluar sulmet e Iranit.

Udhëheqësit e tre vendeve nw njw deklaratw thonw se u "tmerruan nga sulmet pa dallim dhe joproporcionale me raketa të nisura nga Irani kundër vendeve në rajon, përfshirë ato që nuk ishin të përfshira në operacionet fillestare ushtarake amerikane dhe izraelite", thuhej në deklaratën e përbashkët.

"Ne do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon, potencialisht duke mundësuar veprime mbrojtëse të nevojshme dhe proporcionale për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të qëlluar raketa dhe dronë në burimin e tyre", shtoi ajo.

"Ne kemi rënë dakord të punojmë së bashku me SHBA-në dhe aleatët në rajon për këtë çështje."

Irani ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe dronë në disa vende të Gjirit, duke thënë se po synon bazat amerikane, pasi u godit nga sulmet me raketa SHBA-Izrael që nga e shtuna.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi një sulm "në shkallë të gjerë" të dielën, dhe shpërthime u dëgjuan në Riad, Dubai, Abu Dhabi, Doha, Manama, Jerusalem dhe Tel Aviv, me shërbimet izraelite të shpëtimit që raportuan të paktën nëntë persona të vrarë në qytetin Beit Shemesh.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e shpalli vrasjen e Khameneit një "shpallje lufte kundër myslimanëve" dhe paralajmëroi: "Irani e konsideron detyrën dhe të drejtën e tij legjitime të hakmerret ndaj autorëve dhe organizatorëve të këtij krimi historik".

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i tha kanalit amerikan ABC News të dielën: "Ne po mbrojmë veten me çfarëdo që të jetë e nevojshme, dhe nuk shohim asnjë kufi për veten tonë për të mbrojtur popullin tonë, për të mbrojtur popullin tonë".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)