Një 70-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga një lartësi aksidentalisht. Ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, teksa mësohet se ishte duke vendosur një llambë elektrike.
"Rreth orës 16:50, në Spitalin Rajonal Shkodrër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi M. L., 70 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, ku ishte duke vendosur një llambë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)