Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE-së: Tregoni vetëpërmbajtje

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranaë ka reaguar pas ngjareve të dhunës në protestën e opozitës një ditë më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale delegacioni shprehet kundër dhunës, teksa kërkon vetëpërmbajtje nga ana e politikës.

01.03.2026. 16:35

REAGIMI I DELEGACIONIT TE BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.

Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)