“12 vjet vetëm drejtësi, polici dhe burgje”, Tafaj: Arsimi nuk ka qenë prioritet, kjo është “Thembra e Akilit”
Arsimi parauniversitar po përballet me një krizë të zgjatur, ndërsa mungesa e investimeve dhe vëmendjes politike po reflektohet edhe në rezultatet ndërkombëtare. I ftuar në “Pë(r)shtjellim”, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e cilësoi mungesën e prioritetit si “Thembra e Akilit”.
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i ftuar në “Pë(r)shtjellim” nga Ilir Kalemaj në Newsmax Balkans Albania, deklaroi se problemi kryesor i arsimit parauniversitar në Shqipëri është mungesa e prioritetit nga ana e qeverisë ndër vite.
Duke iu referuar edhe rezultateve të dobëta në testimet ndërkombëtare si PISA, Tafaj theksoi se kriza është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së investimit dhe vëmendjes institucionale.
Sipas tij, “Thembra e Akilit është se arsimi nuk është prioritet në Shqipëri. Po të hidhni një vështrim që nga viti 2013, çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Në 12 vjet, Shqipëria ka pasur prioritete të tjera.”
Ai u shpreh kritik ndaj fokusit të politikave publike, duke shtuar: “Për të konsoliduar një demokraci duhet të konsolidosh drejtësinë. Megjithatë, unë nuk e kuptoj sesi një vend të merret në 12 vjet vetëm me drejtësinë, policinë dhe burgjet. Aty ka qenë i gjithë fokusi”.
Tafaj theksoi se prioriteti matet me investime konkrete. “Sot Shqipëria ka një buxhet të përgjithshëm rreth 9 miliardë euro. Që Shqipëria të thoshte: unë e kam prioritet arsimin, do të duhej të ishte të paktën 900 milionë euro, 10 për qind të shpenzimeve publike,” u shpreh ai në “Pë(r)shtjellim”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sali Berisha kërkoi edhe njëherë nga mazhoranca që të çojë në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, socialistët po shkelin Kushtetutën me qëndrimin e tyre.
Lëvizja e Spanjës vjen pasi baza britanike në Akroitiri u godit nga një dron iranian, i lëshuar nga Libani të dielën e kaluar, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me standardin e mbrojtjes ajrore lokale.
Deputeti socialist Braçe ka debatuar me ministren Kumbaro për vënien në funksion të shkollës “11 janari”, rindërtimi i së cilës është vonuar përtej afateve.
Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, nuk arriti të sigurojë lehtësim nga masa e sigurisë “arrest në burg”, pasi kërkesa e tij për zëvendësimin e saj me një masë më të butë u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Një shembull i rrallë ka ndodhur në Sarandë, ku një qytetar gjeti një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale dhe vendosi ta dorëzojë menjëherë në polici.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për deklaratën që ai bëri në seancën e të enjtes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Kërkesa është firmosur nga 20 deputetë demokratë.
Në konferencën e përditshme për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar dhe betimin e ministrave të rinj në një ceremoni mëngjesin e kësaj të premte para Presidentit Bajram Begaj.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Prokuroria e Posaçme bën të ditur se hetimet e ndërlikuara zgjaten deri në dy vite, duke tejkaluar afatin standard 6 mujor.
Një 72-vjeçare u vetëhodh nga lartësia në shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër. Prokuroria sakaq ka nisur betimet për drejtoreshën dhe kryekujdestaren, të cilat sipas hetimeve akuzohen për shkelje të rregullave dhe shpërdorim detyre.
Komente (0)