Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Skandali ka përfshirë diplomacinë polake, pasi ambasadori i Polonisë në Francë është arrestuar dhe shkarkuar përkohësisht nga detyra, nën dyshimet për përfshirje në një çështje që lidhet me trafikimin e diplomave të falsifikuara.

Burimi: Le Figaro

24.12.2025. 19:35

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Skandali ka përfshirë diplomacinë polake, pasi ambasadori i Polonisë në Francë është arrestuar dhe shkarkuar përkohësisht nga detyra, nën dyshimet për përfshirje në një çështje që lidhet me trafikimin e diplomave të falsifikuara. Autoritetet polake kanë nisur hetime për “ndikim të pahijshëm”, në një rast që pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe institucionale.

Jan Emerick Rociszewski, i emëruar ambasador në Paris në vitin 2022, u arrestua të martën menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin “Frederic Chopin” në Varshavë. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit e Byrosë Qendrore Kundër Korrupsionit, ndërsa hetimi fokusohet në lidhjet e tij të mundshme me një institucion privat që dyshohet se ka lëshuar diploma MBA pa kriteret ligjore të nevojshme.

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka vendosur shkarkimin e tij të përkohshëm nga detyra deri në sqarimin e plotë të akuzave. Ndërkohë, drejtimin e misionit diplomatik në Paris e ka marrë zëvendësi i tij, Wieslaw Tarka.

Sipas mediave polake, në këtë çështje janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe ish-deputetë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi. Dyshohet se diplomat e falsifikuara janë përdorur për të siguruar emërime në poste kyçe të administratës publike. Ambasadori i arrestuar i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se karriera e tij akademike dhe profesionale është e ligjshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)