91 dronë mbi rezidencën e Putinit, Ukraina me sulm të paprecedentë, Lavrov: Do kundërpërgjigjemi!

Një sulm ukrainas me 91 dronë me rreze të gjatë veprimi, që synonin të godisnin rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit, është ndalur nga forcat ruse sipas ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov.

Burimi: Reuters

29.12.2025. 16:31

91 dronë mbi rezidencën e Putinit, Ukraina me sulm të paprecedentë, Lavrov: Do kundërpërgjigjemi!

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se Ukraina ishte përpjekur të sulmonte rezidencën e Presidentit Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit dhe për këtë arsye pozicioni negociues i Moskës do të ndryshojë.

Lavrov tha se më 28-29 dhjetor, Ukraina kishte sulmuar rezidencën shtetërore të presidentit rus me 91 dronë me rreze të gjatë veprimi.

"Veprime të tilla të pamatura nuk do të mbeten pa përgjigje", u citua të thoshte Lavrov, sipas Interfax.

Nuk është e qartë nëse Putin ka qenë në rezidencë në atë kohë.

Akuzave të Lavrovit u është përgjigjur vetë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Këto janë gënjeshtra”, ka thënë lideri ukrainas, duke shtuar se me pretendime të tilla, Kremlini do të minojë përparimin midis Ukrainës dhe SHBA-së në bisedimet e paqes.

Ai paralajmëroi se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare të Ukrainës në Kiev dhe kërkoi ndihmën e SHBA-ve që të reagojë për situatën e krijuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)