“Do të ishte fundi i NATO”, paralajmërimi i kryeministres daneze

“Një pushtim amerikan i Groenlandës do të ishte fundi për NATO”. Kjo ishte deklarate e fundit e kryeministres daneze pas deklaratave të presidentit Trump.

Burimi: ABCNews

06.01.2026. 07:48

“Do të ishte fundi i NATO”, paralajmërimi i kryeministres daneze

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi së fundmi se një pushtim amerikan i Groenlandës do të sillte fundin e aleancës ushtarake të NATO-s.

Komentet e saj erdhën në përgjigje të thirrjes së ripërtërirë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se ishulli strategjik dhe i pasur me minerale i Arktikut duhet të vihet nën kontrollin e SHBA-së për motive strategjike.

“Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet”, tha Frederiksen për mediat vendase.

Presidenti amerikan Trump ka përsëritur herë pas here, që prej nisjes së mandatit të tij të dytë,  qëndrimin për një juridiksion të SHBA-së mbi Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar forcën ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit.

Komentet e tij të dielën, përfshirë thënien para gazetarëve "le të flasim për Groenlandën pas 20 ditësh", thelluan më tej frikën se SHBA-të po planifikonin një ndërhyrje në të ardhmen e afërt.

“Është shumë strategjike”, u tha Trump gazetarëve të dielën, ndërsa kthehej në Uashington nga shtëpia e tij në Florida. “Groenlanda është e mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo. Ne kemi nevojë për Groenlandën nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)