Vritet me snajper gjatë funeralit të nënës ish-lideri nacionalist, detaje nga atentati në “Ishullin e Bukurisë”

Seperatisti Alain Orsoni ishte 72 vjeç. Vrasësi u fsheh në zonën me pemë pranë vendit të ceremonisë, arma u shkrep vetëm një herë.

14.01.2026. 11:52

Vritet me snajper gjatë funeralit të nënës ish-lideri nacionalist, detaje nga atentati në “Ishullin e Bukurisë”

Një atentat tronditës ka ndodhur në ishullin francez të Korsikës. Ish-lideri nacionalist, 72-vjeçari Alain Orsoni, u vra me armë zjarri gjatë funeralit të nënës së tij në komunën Vero. Sipas autoriteteve dhe mediave franceze, vrasësi ishte fshehur në zonën me pemë pranë vendit të ceremonisë. Snajperi qëlloi vetëm një herë, duke e lënë Orsonin të vdekur në vend.

Prokuroria e Ajaccio-s konfirmoi vdekjen, ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar dhe në arrati. Ngjarja ka rikthyer frikën e dhunës politike dhe hakmarrjeve të vjetra në atë që njihet ndryshe edhe si “Ishulli i Bukurisë”.

Orsoni ishte një figurë e njohur e lëvizjes nacionaliste në Korsikë, por edhe një emër i rëndësishëm në sport, pasi ka qenë president i klubit të futbollit, Ajaccio. Në të kaluarën, ai ka patur konflikte të ashpra me fraksionet që kërkonin autonomi, e që për dekada me radhë kanë tronditur ishullin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)