Fishekzjarrët në lokal, shmanget tragjedia në Madrid

Ngjarja në kryeqytetin spanjoll vetëm dhjetë ditë pas ngjarjes fatale në Crans-Montana, fatmirësisht nuk pati viktima.

15.01.2026. 10:15

Fishekzjarrët në lokal, shmanget tragjedia në Madrid

Vetëm dhjetë ditë pas zjarrit fatal në Crans-Montana të Zvicrës, një tragjedi është shmangur edhe në Madrid, në lokalin e njohur në Paseo de la Castellana. Gjatë një feste në mbrëmje, mes muzikës dhe kërcimeve, disa klientë përdorën fishekzjarrë të vogla të shpërndara nga vetë lokali.

Nga shkëndijat e fishekzjarrëve, disa lule dekorative në hyrje të lokalit morrën flakë. Sipas gazetës “El País”, zjarri u përhap brenda pak çasteve. Vendimtare rezultoi ndërhyrja e një punonjësi të lokalit, i cili përdori fikse zjarri dhe evitoi përhapjen e flakëve në harkun e pak sekondave.

Falë reagimit të tij të shpejt, nuk u raportuan të lënduar. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale rikthenin në memorie skena të ngjashme me ato të Crans-Montana. Disa klientë vazhdonin të festonin, muzika që nuk ndalej dhe personat e tjerë të pranishëm në lokal që fillimisht nuk e kuptuan rrezikun.

Megjithatë, për fatin e mirë në këtë rast u evitua tragjedia. Ngjarja ka rihapur debatin mbi përdorimin e qirinjve piroteknikë dhe fishekzjarrëve në ambiente të mbyllura, një praktikë e rrezikshme që së fundmi ka shkaktuar pasoja tragjike në Europë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)