Duhet të ishte një shaka, por në kontekstin e tensioneve globale dhe paralajmërimit të Donald Trump për pushtimin e Groenlandës, komenti i kandidatit për ambasador në Islandë, se ishulli “do të bëhet shteti” i 52-të i SHBA-ve, ka ndezur kritika të ashpra.
Billi Long, gjatë seancës së konfirmimit të tij në Senat të martën, në formë shakaje tha se “Islanda do të bëhej shteti i 52-të i SHBA-së dhe se ai do të ishte... guvernatori i saj”, duke nënkuptuar padyshim Groenlandën si shtetin e 51-të.
"Shakaja" pa kripë e Long në një kohë kaq delikate për Groenlandën po shkakton shqetësim në Reikjavik.
Politico raporton se pas publikimit të komenteve të Long, islandezët nisën një peticion duke i bërë thirrje ministres së Jashtme, Katrin Gunnarsdottir që të refuzojë kandidaturën e tij për ambasador dhe deri më tani, janë mbledhur 2,000 nënshkrime.
"Këto fjalë mund të jenë thënë pa ndonjë qëllim të veçantë, por ato janë fyese për Islandën dhe islandezët, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe gjithmonë kanë qëndruar si miq të Shteteve të Bashkuara", thuhet në peticion.
Po ashtu, Ministria e Jashtme e Islandës ka kontaktuar ambasadën e SHBA-së në vend dhe i ka kërkuar asaj të verifikojë saktësinë e komenteve të supozuara.
Sa i përket, Milli Long, ai është një ish-kongresmen republikan nga Missouri, të cilin Trump e nominoi si ambasadorin e ri të SHBA-ve në Islandë, duke zëvendësuar Karin Patman.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)