“Lufta” për “akullin” e botës, si po rritet vlera e Groenlandës

Shkrirja gjithnjë e më e shpejtë e akullit në Arktik po hap një kapitull të ri rivalitetesh globale, duke e kthyer rajonin nga një zonë e izoluar klimatike në një arenë strategjike për ekonomi dhe siguri, ku interesat shkencore përplasen me presionin politik dhe ambiciet gjeopolitike të fuqive të më

Burimi: Newsmax

18.01.2026. 16:16

“Lufta” për “akullin” e botës, si po rritet vlera e Groenlandës

Një studim i vitit 2021 i botuar në Nature Communications Earth & Environment paralajmëron se Arktiku po hyn në një fazë të re, me pasoja të mëdha klimatike, ekonomike dhe gjeopolitike. Sipas studimit, me një rritje globale prej 2 gradë celsius mbi mesataren e viteve 1850-1900, periudha e “ujërave të hapura” në Arktik zgjatet mesatarisht me 63 ditë. Ndërsa me 3.5 gradë ngrohje, pothuajse i gjithë Arktiku do të ketë të paktën tre muaj “ujëra të hapura” çdo vit, shkruan Newsmax.

Kjo hapje sezonale e akullit po ndryshon hartën e aksesit në rajon dhe, sipas analistëve, po përplaset gjithnjë e më fort me politikën e “hard poëer”. Joseph Majkut, drejtor i Programit për Sigurinë Energjetike dhe Ndryshimet Klimatike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se çlirimi i Arktikut nga akulli do të krijojë një hapësirë krejtësisht të ri për konkurrencë ekonomike dhe të sigurisë, duke shtuar se bota ndodhet tashmë në një pikë kthese.

Megjithatë, interesimi në rritje shoqërohet edhe me rreziqe. Shkencëtari i klimës Zack Labe paralajmëron se kushtet ekstreme, erërat e forta, dallgët dhe mungesa e porteve apo kapaciteteve emergjente mund ta bëjnë lundrimin më të rrezikshëm, jo më të lehtë.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj aleatëve evropianë. Pas dërgimit simbolik të trupave evropiane në Groenlandë me kërkesë të Danimarkës, Trump ka kërcënuar me rritje tarifash tregtare dhe nuk ka përjashtuar as hapa më drastikë, duke e kthyer Arktikun në një pikë të re tensioni global.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)