Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të shpallë më 24 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus, planin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe të një referendumi. Lajmi është bërë i ditur nga “Financial Times”, që citon zyrtarë ukrainas dhe europianë të përfshirë në plan.
Konfirmime vijnë gjithashtu edhe nga burime të tjera të informuara mbi çështjen. Sipas raportimit, Ukraina ka nisur përgatitjet për zgjedhjet dhe për një referendum rreth një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, pasi administrata Trump ka ushtruar presion ndaj Kievit që të dy proceset të zhvillohen brenda 15 majit. Në të kundërt, SHBA-të mund të tërheqin garancitë e sigurisë të propozuara për Ukrainën.
Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Gjatë natës, tre fëmijë dhe një i rritur humbën jetën si pasojë e një sulmi rus në qytetin e Kharkivit. Në Itali, qeveria ka vendosur votëbesimin mbi dekretin për armët, në një moment delikat për sigurinë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)