Një grabitje sa e pazakontë aq edhe spektakolare ka ndodhur në qytetin Kayseri, në Turqi, ku një hajdut ka hyrë me forcë në një argjendari duke përdorur një pirun për transport malli, për t’u arratisur më pas në mënyrë të paimagjinueshme… mbi një gomar.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur mjeti i rëndë, që dyshohet se ishte i vjedhur, shkatërron grilat e dyqanit, duke i hapur rrugë autorit të hyjë brenda. Pasi futet në ambient, ai rrëzon një dollap me sende me vlerë dhe thyen vitrinat e xhamit që përmbanin bizhuteri. Më pas, ai mbledh me shpejtësi gjithçka që mund të marrë dhe largohet.
Por arratisja është ajo që ka habitur më shumë, në vend të një makine, hajduti hipën mbi një gomar dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, policia zbuloi se rreth 150 gramë bizhuteri ari ishin fshehur nën tokë, të mbështjella në një qese të zezë. Pas hetimeve, autoritetet arrestuan një 26-vjeçar me inicialet M.Ç., ndërsa pamjet tregojnë momentin e gërmimit të bizhuterive dhe arrestimin e tij.
Bizhuteritë e sekuestruara përfshijnë unaza, varëse dhe byzylykë ari me punime të detajuara.
Ngjarja në Turqi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u konsideruar si një nga grabitjet më të çuditshme të viteve të fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)