Polonia kërkon të bëhet “bërthamore”, Presidenti Nawrocki: Na kërcënon Rusia

Presidenti i Polonisë, Karol Navrocki, e sheh vendin e tij të kërcënuar nga Rusia dhe për këtë arsye ka mbështetur idenë për të pasur programin e vetë të armëve bërthamore.

16.02.2026. 15:13

Polonia kërkon të bëhet “bërthamore”, Presidenti Nawrocki: Na kërcënon Rusia

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, e sheh vendin e tij të kërcënuar nga Rusia dhe për këtë arsye ka mbështetur idenë për të pasur programin e vet të armëve bërthamore.

"Rruga drejt një aftësie bërthamore polake me gjithë respektin e duhur për rregulloret ndërkombëtare, është rruga që duhet të ndjekim", tha kreu konservator i shtetit për kanalin televiziv Polsatnews.

Polonia është një vend direkt në kufirin e një konflikti të armatosur, ndaj Nawrocki, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kërkon shndërrimin e Varshavës në një fuqi bërthamore.

"Ne e dimë se çfarë qëndrimi agresiv dhe imperialist ka Rusia ndaj Polonisë", deklaroi Nawrocki, por nuk mundi të thoshte se kur do të fillonte ky program.

Kur moderatori e pyeti nëse kishte frikë nga një reagim i Rusisë ndaj këtij veprimi, Nawrocki u përgjigj duke thënë: "Rusia mund të reagojë në mënyrë agresive ndaj çdo gjëje".

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga aleatët më të ngushtë ushtarakë dhe politikë të Ukrainës, e cila është nën sulm nga Rusia. Me këtë veprim, Nawrocki shkon më tej se paraardhësi i tij, Andrzej Duda, i cili në pranverën e vitit 2024 deklaroi se Polonia ishte e përgatitur të strehonte armë bërthamore amerikane si pjesë e marrëveshjeve të ndarjes bërthamore të NATO-s, nëse aleanca e konsideronte të nevojshme. Në atë kohë, NATO deklaroi se nuk ishte planifikuar një zgjerim i vendosjes së armëve bërthamore.

Si pjesë e marrëveshjeve të saj për ndarjen e armëve bërthamore, SHBA-të kanë vendosur armë bërthamore në disa vende evropiane për shumë dekada. Nuk ka informacion zyrtar në lidhje me vendndodhjet dhe përveç Gjermanisë, besohet se armët bërthamore ruhen edhe në Holandë, Belgjikë, Itali dhe Turqi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)