Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi u goditën nga rënia e gurëve të mëdhenj, në një nga vendet më të njohura të alpinizmit në Montserrat të Spanjë.
Sipas autoriteteve, një burrë dhe një grua, të dy rreth 30 vjeç, po ngjiteshin në shkëmbinj së bashku me një grup prej shtatë personash, kur ndodhi tragjedia në zonën pranë parkingut Can Jorba, në jug të malit Montserrat.
Të dy u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike, por më vonë humbën jetën nga plagët e marra.
Autoritetet lokale kanë mbyllur menjëherë disa nga rrugët e ngjitjes në zonë, pasi ekziston rrezik i lartë për rënie të mëtejshme gurësh. Ekipet e specializuara të policisë malore po hetojnë vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit.
Sipas shërbimeve të emergjencës, viktimat janë identifikuar paraprakisht si Marc dhe Laura, dhe dyshohet se ishin banorë të zonës së Barcelonës.
Montserrat është një nga destinacionet më të njohura në botë për ngjitje shkëmbinjsh, duke tërhequr çdo vit mijëra alpinistë për shkak të formacioneve të saj dhe faqeve vertikale të shkëmbinjve.
Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se kushtet e rrezikshme natyrore mbeten një kërcënim serioz për sportistët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)