“Lufta afër fundit”, Trump fton gazetarët: Rrini në Islamabad për më shumë të reja

Këto deklarata sugjerojnë një mundësi për ulje të tensioneve dhe rikthim në rrugën diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit

Burimi: BBC

15.04.2026. 07:51

“Lufta afër fundit”, Trump fton gazetarët: Rrini në Islamabad për më shumë të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar në dy intervista të fundit se konflikti me Iranin mund të jetë drejt përfundimit dhe se bisedimet mund të rifillojnë shumë shpejt.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se lufta me Iranin është “shumë afër fundit”. Ai theksoi se situata po shkon drejt stabilizimit, duke lënë të kuptohet se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të shmanget.

Ndërkohë, në një prononcim tjetër për New York Post, presidenti amerikan bëri të ditur se negociatat me Iranin mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme. Ai tha se bisedimet janë në zhvillim, edhe pse me ritëm të ngadaltë, dhe sugjeroi se takimet mund të zhvillohen në Evropë ose në Islamabad, ku janë mbajtur edhe më parë.

Trump madje i kërkoi një gazetari të qëndrojë në Islamabad, duke lënë të kuptohet se zhvillime të rëndësishme mund të ndodhin shumë shpejt. Ai përmendi gjithashtu rolin e Asim Munir, duke e vlerësuar për ndikimin e tij pozitiv në këtë proces.

Këto deklarata sugjerojnë një mundësi për ulje të tensioneve dhe rikthim në rrugën diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, pas një periudhe përshkallëzimi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)