Një ngjarje e dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku dy makina janë djegur totalisht, në rrethana ende të paqarta.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, kur të dy makinat ishin të parkuara.
Njëra nga makinat e djegura i përket një efektivi policie, dhe mendohet se ndaj saj është hedhur lëndë djegëse. Për pasojë flakët janë përhapur me shpejtësi për të përfshirë dhe mjetin që ndodhej pranë saj.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Policia ka nisur të marrë në pyetje persona dhe të mbledhë kamerat e sigurisë në disa biznese pranë, për të vërtetuar nëse zjarrvënie ka qenë e qëllimshme dhe për të vendosur autorët përpara përgjegjësisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)