SHBA bombardon një tjetër varkë në Paqësor, të paktën 4 viktima

Ushtria amerikane ka sulmuar një tjetër anije në Paqësor që dyshohet se transportonte drogë, të paktën 4 viktima.

Burimi: Al Jazeera

15.04.2026. 08:17

SHBA bombardon një tjetër varkë në Paqësor, të paktën 4 viktima

Një sulm i ri i ushtrisë amerikane në Oqeanin Paqësor lindor ka shkaktuar vdekjen e katër personave.

Sipas Komandës Qëndrore të Ushtrisë Amerikane, objektivi ishte një anije e dyshuar për trafik droge, por nuk janë paraqitur prova konkrete për këto pretendime.

Ky është sulmi i katërt brenda disa ditësh, ndërsa numri total i viktimave nga këto operacione ka arritur në të paktën 175 që nga shtatori i kaluar, kur fushata u urdhërua nga presidenti Donald Trump.

Autoritetet amerikane pretendojnë se anijet e shënjestruara ndjekin rrugë të njohura të trafikut të drogës dhe lidhen me grupe kriminale, të cilat i cilësojnë si “narko-terroriste”.

Megjithatë, mungesa e provave publike ka ngritur shqetësime serioze në nivel ndërkombëtar.

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë fushatë, duke e cilësuar si “vrasje pa gjyq” në ujëra ndërkombëtare. Ata argumentojnë se edhe nëse ka dyshime për trafik droge, personat duhet të arrestohen dhe të përballen me drejtësinë, jo të goditen me forcë vdekjeprurëse.

Kritikët gjithashtu vënë në dyshim efektivitetin e këtyre sulmeve, duke theksuar se shumica e drogave të rrezikshme, si fentanili, hyjnë në SHBA përmes rrugëve tokësore nga Meksika, dhe jo përmes rrugëve detare.

Situata vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa operacionet ushtarake po zhvillohen paralelisht me sfida të tjera ndërkombëtare për SHBA-në.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)