Tragjedi në Oqeanin Indian, mbytet anija me 250 emigrantë

Roja bregdetare e Bangladeshit ka konfirmuar se shpëtoi 9 persona, ndërsa fati i pjesës tjetër mbetet i panjohur.

Burimi: BBC

15.04.2026. 07:11

Tragjedi në Oqeanin Indian, mbytet anija me 250 emigrantë

Rreth 250 persona, përfshirë fëmijë, rezultojnë të zhdukur pasi një anije peshkimi u mbyt në detin Andaman javën e kaluar, sipas UNHCR dhe IOM.

Viktimat ishin kryesisht Rohingya nga Mianmari dhe shtetas nga Bangladeshi që po udhëtonin drejt Malajzisë në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas autoriteteve, anija u nis nga Bangladeshi, por u përball me erëra të forta, det të trazuar dhe mbingarkesë, çka çoi në fundosjen e saj.

Roja bregdetare e Bangladeshit ka konfirmuar se më 9 prill shpëtoi nëntë persona, ndërsa fati i pjesës tjetër mbetet i panjohur.

Rohingya, një pakicë myslimane nga Mianmari, janë përballur me persekutim të vazhdueshëm dhe u detyruan të largohen masivisht pas dhunës së vitit 2017. Shumë prej tyre jetojnë në kampe refugjatësh në Bangladesh në kushte të vështira, gjë që i shtyn të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare.

Një i mbijetuar tregoi se qëndroi mbi ujë për 36 orë para se të shpëtohej, duke pësuar edhe djegie nga nafta e derdhur. Ai tha se shpresa për një punë në Malajzi e shtyu të ndërmerrte këtë udhëtim.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se kjo tragjedi pasqyron mungesën e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët Rohingya dhe bëjnë thirrje për më shumë mbështetje financiare dhe përpjekje për kthim të sigurt në atdhe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)