Gjykata e Posaçme pranon kërkesën, kryeministri Rama thirret në SPAK

Kryeministri Rama pritet të paraqitet në SPAK si dëshmitarë për dosjen “Partizani”, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e të pandehurit Sali Berisha.

15.04.2026. 12:18

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën, kryeministri Rama thirret në SPAK

Kryeministri Rama do të thirret në SPAK në cilësinë e dëshimtarit në lidhje me dosjen Partizani, kërkesë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha, një ndër të pandehurit kryesorë të dosjes “Partizani”.

Rama pritet të paraqitet në SPAK për të thënë dëshminë e tij, pasi Berisha deklaron se ka qenë ai kryebashkiaku i Tiranës, kur kompleksi Partizani është shndërruar në zonë urbane ndërtimi.

Vendimi është marrë në Gjykatën e Posaçme, ku nisi dhe seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Berisha dhe të pandehurve të tjerë të kësaj dosje.

Gjykata po ashtu pranoi provat shkresore dhe listën e dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria dhe kreu i demokratëve.

Po ashtu, pritet që të japin dëshminë e tyre dhe Taulant Balla si kallëzues dhe biznesmenët Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)