Zjarri te pallati pranë QSUT, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi i pallatit

Policia ka arrestuar katër persona lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një kompleks banimi pranë QSUT. Sipas burimeve në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, ndërsa është arrestuar administratori i pallatit, menaxheri i marketit ku dyshohet se nisi zjarri dhe dy persona të tjerë.

15.04.2026. 12:44

Dhe pse shkaqet ende nuk dihen zyrtarisht, vatra ka qenë në katin 0 ngjitur me një market, në hapësirën e jashtme. Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë kuti të shpërndarjes së energjisë elektrike në afërsi. Dyshohet se faktori kryesor që ka nxitur përhapjen e flakëve deri në katin e 12-të brenda një kohë të shkurtër, të ketë qenë materiali i fasadës së pallatit. 

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)