Një fije shprese ka lindur në sytë e banorëve të pallatit të djegur në Tiranë, pas deklaratës së kryeministrit Rama se dëmet do të rindërtohen 100% nga ndërtuesi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkuan se banorët e dëmtuar nuk do të jenë vetëm, teksa shton se kjo ngjarje rikthen në vëmendje domosdoshmërinë për sigurimin e banesave.
Kreu i qeverisë nuk harroi të vlerësonte dhe punën heroike të zjarrfikësve dhe forcave të rendit në këtë ngjarje.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.
Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falënderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama.
Kujtojmë se si pasojë e zjarrit në kompleksin e pallateve te Farmacia 10 u dogjën rreth 30 apartamente, teksa 11 persona morën lëndime nga flakët dhe tymi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)