Bllokohen llogaritë e 6 shoqërive, Prokuroria e Tiranës: Mashtronin me TVSH-në

Prokuroria e Tirnës bën të ditu se janë sekuetruar dhe bllokuar 73 milionë lekë llogari bankare të gjashtë kompanive, të cilat dyshohen për fshehje të pasurisë dhe mashtrim me TVSH-në.

15.04.2026. 10:52

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Njoftimi i prokurorise se Tiranes:
Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:
-“OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
-“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;
-“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
-“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
-“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
-“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).

Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:
-Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;
-Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;
-Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)