Drogë me vlerë 1 mln euro, kapet në mes të pyllit shqiptari me dy shokët

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre personat u përpoqën të largoheshin me vrap në pyll, por u kapën shpejt nga efektivët që kishin rrethuar zonën.

Burimi: Polizia di Stato

15.04.2026. 11:20

Drogë me vlerë 1 mln euro, kapet në mes të pyllit shqiptari me dy shokët

Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku droge, në një operacion të zhvilluar në qytetin e Prato, duke arrestuar tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Operacioni u zhvillua nga forcat e Njësisë Hetimore të Policisë, të cilat kishin marrë informacione për një sasi të madhe hashashi që po transportohej në qytet me një furgon të modifikuar.

Hetuesit e ndoqën lëvizjen e dy automjeteve që u takuan në një zonë të pyllëzuar pranë lokalitetit “La Briglia”, ku u bë edhe shkëmbimi i ngarkesës.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre personat u përpoqën të largoheshin me vrap në pyll, por u kapën shpejt nga efektivët që kishin rrethuar zonën.

Mes të arrestuarve është një shqiptar 31-vjeçar, një italian 30-vjeçar me precedentë penalë dhe një shtetas maroken 20-vjeçar.

Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 84 kilogramë hashash, të ndarë në 800 pako. Një pjesë e drogës ishte ende e fshehur në një hapësirë të posaçme brenda furgonit, ndërsa rreth 20 kilogramë ishin tashmë në duart e blerësve. U sekuestruan gjithashtu para cash dhe disa telefona celularë të përdorur nga të arrestuarit.

Autoritetet italiane e konsiderojnë operacionin një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të shpërndarjes së drogës në zonë, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në burgun e “La Dogaia” në pritje të procesit gjyqësor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)