Vodhën biznesin në Mat, dy në pranga dhe një në kërkim

Policia e Matit ka vënë në pranga dy persona teksa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë vjedhur një biznes në fshatin Batër. Gjatë operacionit krahas mallit të vjedhur në biznes, atyre iu gjet edhe automjeti dhe veshjet që ata kishin përdorur.

15.04.2026. 14:09

NJOFTIMI I PLOTE

Vodhën një biznes në fshatin Batër, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, ndërsa shpallet në kërkim një tjetër.

Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua një sasi malli e kallëzuar si e vjedhur, një automjet i përdorur në ngjarje, 1 aparat celular, 1 bajonetë metalike, 1 dorezë metalike, si dhe veshjet e autorëve që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas njoftimit për një rast vjedhjeje në një biznes në fshatin Batër, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të menjëhershëm, në kuadër të operacionit policor “Limiti”, u bë e mundur arrestimi i shtetasve: 
* M.H., 30 vjeç;
* Y.P., 31 vjeç, banues në Burrel, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K.N., 23 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi mallrash në një subjekt tregtar.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)