'Gjobë' 30 mijë euro të riut pasi i morën makinën, arrestohen 3 persona për kanosje në Vlorë
Policia sqaron se finalizoi operacionin e koduar “Strike”, menjëherë pasi personi i kërcënuar denoncoi grabitjen e automjetit të tij dhe kërëcnimin nga tre individë për t’u detyruar t’u jepte shumën prej 30 mijë eurosh.
Tre persona që kanosën një 30-vjeçar në qytetin e Vlorës, duke i marrë me forcë automjetin dhe nën presion kërkuan t’i merrnin edhe një shumë prej 30 mijë eurosh, janë vënë në pranga nga policia.
Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se finalizuan operacionin e koduar “Strike”, menjëherë pasi personi i kërcënuar denoncoi grabitjen e automjetit të tij dhe kërëcnimin nga tre individë për t’u detyruar t’u jepte shumën prej 30 mijë eurosh.
“Pas kallëzimit nga një 30-vjeçar, se dje, në një lokal, e kishin kanosur për t’i marrë një shumë parash, 3 shtetas, të cilët dyshohet se kishin armë zjarri me vete, dhe më pas i kishin marrë automjetin, deri në dhënien e parave të kërkuara menjëherë është ngritur një grup i posçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. U organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve: -A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMW” dhe janë larguar”, informon policia.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar si automjetin e autorëve, ashtu edhe automjetin e marrë shtetasit të dëmtuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një emër i ri pritet të marrë drejtimin e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Eric Wendt për këtë post diplomatik.
Një ndeshje që dukej se do të ishte e komplikuar për Elbasanin mori një kthesë të papritur, me vendasit që triumfuan bindshëm 3-0 ndaj Partizanit, edhe pse luajtën për një kohë të gjatë me një lojtar më pak.
Sipas tyre, emigrantët e rekrutuar janë përdorur për të kryer kthime të detyruara përtej kufirit pa procedura ligjore, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
Viktima me inicialet S.S. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që përdorte kallamin e peshkimit, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Një përplasje e dhunshme mes disa të rinjve në zonën e Bathores ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se jo vetëm ka kanosur me armë zjarri, por edhe ka shkaktuar aksident të qëllimshëm ndaj një 33-vjeçari.
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se 4 persona janë arrestuar, pas zjarrit që përfshiu pallatin pranë QSUT një ditë më parë, ndërsa hetimi penal ka nisur edhe për pronarin e pallatit.
Policia e Matit ka vënë në pranga dy persona teksa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë vjedhur një biznes në fshatin Batër. Gjatë operacionit krahas mallit të vjedhur në biznes, atyre iu gjet edhe automjeti dhe veshjet që ata kishin përdorur.
Policia ka arrestuar katër persona lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një kompleks banimi pranë QSUT. Sipas burimeve në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, ndërsa është arrestuar administratori i pallatit, menaxheri i marketit ku dyshohet se nisi zjarri dhe dy persona të tjerë.
Komente (0)