Ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit, ndërron jetë 46-vjeçari

Viktima me inicialet S.S. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që përdorte kallamin e peshkimit, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

15.04.2026. 17:09

Ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit, ndërron jetë 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke peshkuar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në vendin e njohur si “Ura e Shënkollit”. Viktima me inicialet S.S. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që përdorte kallamin e peshkimit, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)