Droni rus bllokon aeroplanmbajtësen bërthamore franceze, Charles de Gaulle, në portin suedez

Droni rus u nis nga një anije ruse në zonë dhe u drejtua drejt aeroplanmbajtëses franceze me energji bërthamore.

26.02.2026. 16:30

Droni rus bllokon aeroplanmbajtësen bërthamore franceze, Charles de Gaulle, në portin suedez

Një incident i rëndë që përfshin Rusinë dhe Francën u regjistrua, sipas autoriteteve suedeze në portin e Malmö-s, në Suedinë jugore.

Sipas asaj që raportojnë mediat suedeze, duke cituar tre burime të ndryshme ushtarake, një dron rus e bllokoi për disa minuta aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle, e cila ndodhet në portin e Malmö-s si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

Foto: Ambasada e Francës në Suedi

Të njëjtat burime raportojnë se droni u nis nga një anije ruse në zonë dhe u drejtua drejt aeroplanmbajtëses franceze me energji bërthamore. Ai u zbulua menjëherë nga radarët suedezë dhe, sipas të njëjtit informacion, filloi procesi i kapjes së tij.

Nuk dihet nëse droni u rrëzua në zonën detare pranë Malmö-s apo u kthye te anija ruse.

Charles de Gaulle është e vetmja anije me energji bërthamore që e zotëron një shtet tjetër  veç aeroplanmbajtëseve të SHBA-ve dhe u ankorua në Suedi për herë të pare këtë javë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)