Tjetër lëkundje sizmike në Greqi, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter goditi brigjet e Hanias në Greqi duke shkaktuar panik te banorët.

14.03.2026. 18:37

Tjetër lëkundje sizmike në Greqi, panik te banorët

Një tjetër tërmet relativisht i fortë është regjistruar këtë të shtunë në brigjet e Hanias në Greqi.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 4.5 ballë Rihter e kishte epiqendrën 36 kilometra në jugperëndim të Paleochoras në Hania, një një thellësi fokale 14.2 km.

Për momentin nuk raportohen dëme apo të lënduar, teksa ekipet e Mbrojtjes Civile kanë dalë në terren për të monitoruar për ndonjë dëm të mundshëm.

Më 8 mars një tërmet i fortë goditi zonën e Janinës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Lëkundjet u ndjenë dhe në disa zona të Shqipërisë, teksa autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)