Një operacion i madh është zhvilluar në Itali, ku autoritetet kanë parandaluar një grabitje të mundshme ndaj një furgoni me para dhe kanë arrestuar disa persona të dyshuar.
Ngjarja ndodhi në zonën rurale të Vignolas, në provincën e Modenës, ku Policia ndërhyri në një magazinë, duke identifikuar një grup të dyshuar si autorë të grabitjeve të organizuara. Në total janë ndaluar 12 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj një mjeti transporti parash në autostradën A1.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes është regjistruar edhe një shkëmbim zjarri, ndërsa një efektiv policie ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spital. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat speciale NOCS, të cilat kanë ndihmuar në neutralizimin e situatës dhe sigurimin e zonës.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit prej të ndaluarve dhe për të konfirmuar planin e dyshuar për grabitjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)